Info për kartën

Informata themelore

NLB haPPy kartë e ko-branduar e platformës Mastercard me vlefshmëri ndërkombëtare.

Kartë pa-kontakt të cilën mund ta shfrytëzoni çdo ditë në vend dhe jashtë vendit për të gjitha blerjet dhe për kthimin e parave të gatshme.

Lloji i prodhimit të kartës

  • Prodhim me rotacion i kartës kreditore;
  • Miratimi i limitit kreditor
  • Kthim të së paku 5% të shpenzimeve mujore ose më tepër, në pajtim me mundësitë tuaja.


Dobitë për klientin

  • Mundësi për realizim të keshbekut në lartësi deri 12% nga vlera e transaksionit gjatë çdo blerjeje në kuadër të rrjetit të partneritetit, i cili përfshin më shumë se 300 tregtarë dhe mbi 1.300 lokacione të shitjes.
  • Kthim i garantuar i parave – keshbek në vlerë prej 0,6% nga xhiroja e realizuar në pikat e shitjes jashtë rrjetit të partnerëve* (në vend dhe jashtë).

Anëtarësia vjetore

Anëtarësia - 600 denarë (në 12 këste mujore nga 50 denarë).

Kostoja e aplikimit:

300 denarë, pagesë e njëhershme.

Norma e interesit

  • Norma e rregullt e interesit - 14.30% në nivel vjetor.
  • Norma ndëshkimore e interesit - 14.30% në nivel vjetor.

Informacione plotësuese

  • Minimum shlyerje mujore në vlerë prej 5% nga detyrimet totale  
  • Grejs periudhë pa interes deri në 45 ditë.
  • Njoftime falas përmes SMS për të gjitha transaksionet e realizuara me kartën e ko-branduar.

Ku të aplikoni

  • Aplikoni në filialet e NLB Bankës ose në dyqanet e Neptun.
  • Mundësi për miratim të menjëhershëm të limitit kreditor të kartës në dyqanet e Neptun, si dhe mundësi për të bërë blerjen e parë në të njëjtin çast, pa mos e pasur fizikisht në dorë kartën.

Dokumentet e nevojshme

  • Letër njoftim/pasaportë.;
  • Certifikatë për punësim ose për të ardhurat personale ose çeku i fundit i pensionit ; (këtu mund ta shkarkoni certifikatën në formatin PDF)
  • Ekstrakt i verifikuar i llogarisë së transaksionit nga i cili do të verifikohen tri rrogat e fundit ose pensionet (e zbatueshme vetëm për personat që nuk marrin rrogë/pension në NLB Banka AD Shkup).

Këtu mund ta shkarkoni formularin për informacionet para nënshkrimit të kontratës.

Klienti mund ta realizojë të drejtën për kthim të parave (Cashback) në kuadër të rrjetit të partnerëve vetëm në qoftë se pagesa kryhet në terminalin POS të NLB Bankës AD Shkup.


Paratë nuk do të kthehen për llojet e transaksioneve në vijim:

- Tërheqje të parave

- Transaksione në kazino, bastore sportive ose lojëra të tjera të fatit

- Pagesat për shpenzimet operative (përfshi pagesën e faturave të ujit, energjisë elektrike dhe të ngrohjes, faturat e televizionit kabllor, telekomunikacioneve)

- Pagesat në organe dhe institucione publike dhe shtetërore (për tatime, taksa administrative, formulare, taksa e trasmetimeve, etj)

- Shpenzimet për transport publik (bileta për autobusë, trenë dhe transport tjetër publik)

- Transaksionet në pika karburanti jashtë rrjetit të partnerëve

- Përmbajtje për të rritur

- Transferte parash (në mënyrë direkte përmes Mastercard Money Send ose indirekte përmes platformave të tjera pagesore)