RREGULLAT DHE KUSHTET E PROGRAMIT TË LOJALITETIT HAPPY TË NEP Lojaliti sh.p.k. eksport- import Shkup

1. Hyrje

1.1. Rregullat dhe kushtet (në tekstin e mëposhtëm: Rregullat) e anëtarësimit në Programin e Lojalitetit HAPPY të NEP Lojaliti sh.p.k. eksport-import Shkup (në tekstin e mëposhtëm: Programi) i përfshijnë kushtet e përdorimit, si dhe të gjitha kushtet tjera të zbatueshme, kërkesat, të drejtat dhe kufizimet që rrjedhin nga anëtarësimi në këtë Program. Rregullat, së bashku me cilat do kushte dhe rregulla të tjera të zbatueshme lidhur me cilëndo ofertë promotive të cilat mund t’i dërgohen anëtarëve të Programit, paraqesin marrëveshje ndërmjet Anëtarit të Programit dhe Programit. Duke u anëtarësuar në këtë Program, si dhe përdorimin e tij, anëtarët i pranojnë rregullat, kushtet, kërkesat, autorizimet dhe kufizimet e theksuara në këto Rregulla. NEP Lojaliti sh.p.k. eksport-import Shkup, si pronar i Programit të Lojalitetit e ruan të drejtën të kryej ndryshime dhe/ose plotësime të Rregullave, si dhe ta plotësojë, ndryshojë ose anulojë Programin. Të gjitha ndryshimet do të shpallen në faqen e internetit të NEP Lojalitit sh.p.k. eksport-import Shkup, www.happycard.mk, para hyrjes së tyre në fuqi. 

1.2. Personi fizik bëhet anëtar i Programit me marrjen e kartës së ko-branduar “Mastercard World HaPPy Card” (kartë e ko-branduar) lëshuar nga NLB Banka AD Shkup (në tekstin e mëposhtëm: Banka ose Lëshuesi i kartës së ko-branduar), përkatësisht me nënshkrimin e KONTRATËS PËR MARRJEN DHE SHFRYTËZIMIN E “Mastercard World HaPPy Card” КARTË E KO-BRANDUAR me Bankën. Karta e ko-branduar paraqet vërtetim për anëtarësim në Program. Anëtarët e Programit, që t’i fitojnë të drejtat dhe privilegjet e Programit, gjatë blerjes në pikë-shitjet e rrjetit të partnerëve duhet të bëjnë pagesa me kartën e ko-branduar në terminalin POS të Bankës.

1.3. Rregullat dhe kushtet e anëtarësimit në Program, si dhe kushtet e aplikimit dhe miratimit të kartës së ko-branduar janë në publikisht të qasshme dhe mund të lexohen në çdo kohë në faqen e internetit të NEP Lojaliti sh.p.k eksport-import Shkup, www.happycard.mk dhe në faqen e internetit të NLB Banka AD Shkup www.nlb.mk


2. Përkufizime:

2.1. “Rregullat dhe kushtet” nënkuptojnë dispozitat kontraktuese që janë të rregulluara me kushtet, rregullat dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në Program;

2.2. “Programi i lojalitetit HAPPY ” ose “Programi“ nënkupton një program lojaliteti përmes së cilës anëtarët e Programit, duke paguar për prodhime dhe/ose shërbime me kartën e ko-branduar në pikë-shitjet e rrjetit të partnerëve në terminalin POS të Bankës, fitojnë të drejtën për kthim të parave në përqindje të caktuar nga vlera e mjeteve që janë paguar me kartën e ko-branduar, duke e zbritur komisionin administrativ.

2.3. Pronari i programit të lojalitetit, NEP Lojaliti sh.p.k eksport-import Shkup është shoqëri tregtare që është themeluar dhe punon në pajtueshmëri me ligjet e Republika e Maqedonisë se Veriut, si dhe është e regjistruar me seli në rr. Belasica nr. 2 East Gate Mall K.2 lok.2.1, 1000 Shkup - Gazi Baba;

2.4. Botuesi i kartës së ko-branduar, NLB Banka AD Shkup është bankë që është themeluar dhe punon në pajtueshmëri me ligjet e Republikа е Маqedonisë së Veriut, si dhe është e regjistruar me seli në rr. Vodnjanska nr. 1, 1000 Shkup;

2.5. “Partneri i Programit“ nënkupton cilëndo shoqëri tregtare ose tregtar individ i cili ka lidhur kontratë për pjesëmarrje në Program me pronarin e Programit; Lista e partnerëve që marrin pjesë në Program është e shpallur në faqen e internetit të Pronarit të Programit, www.happycard.mk si dhe në faqen e internetit të Botuesit të kartës pagesore, www.nlb.mk.

2.6. Rrjeti tregtar i partnerëve i paraqet të gjitha pikë-shitjet e të gjithë Partnerëve, tek të cilat, Anëtarët e Programit, përmes pagesës në terminalin POS të bankës me kartën e ko-branduar, t’i realizojnë privilegjet e tyre të parashikuara me Programin. 

2.7. Transaksion nënkupton pagesa për një prodhim dhe/ose shërbim të anëtarit të Programit, në kuadër të rrjetit tregtar të partnerëve, përmes përdorimit të kartës së ko-branduar në terminalin POS të Bankës.

2.8. “Кarta e ko-branduar” nënkupton një kartë pagesore me ose pa limit paraprakisht të caktuar, të lëshuar nga Botuesi, NLB Banka AD Shkup, në dobi të anëtarit të Programit. Botuesi është i autorizuar të mbaj evidencë për të gjitha transaksionet e bëra nga Anëtari i Programit. Anëtari i Programit e autorizon Botuesin, pa ndonjë pëlqim të veçantë nga Anëtari i Programit që evidencën për të gjitha transaksionet e bëra nga Anëtari i Programit, në kuadër të rrjetit tregtar të partnerëve, ta ndaj, përkatësisht t’ia përcjell Pronarit të Programit. 

2.9. Përqindja e kthimit të parave nënkupton përqindjen e vlerës së përgjithshme të Transaksioneve të realizuara nga Anëtari i Programit në pikë-shitjet e cilitdo Partner të Programit në terminalin POS të Bankës. Lartësia e përqindjes së kthimit të parave përcaktohet me Kontratë për partneritet, e lidhur mes Pronarit dhe çdo Partneri të Programit, veç e veç. Lartësia e përqindjes së kthimit të parave për çdo Partner të Programit është e shpallur në faqen e internetit të Pronarit të Programit, www.happycard.mk dhe në faqen e internetit të Botuesit të kartës pagesore, www.nlb.mk.  Përqindjen e kthimit të parave, e arkëton Botuesi i kartës nga Partnerët e Programit, në bazë të Kontratës për partneritet në programin e lojalitetit HAPPY, të lidhur mes Pronarit dhe çdo Partneri të Programit veç e veç, për çdo Transaksion të realizuar, në llogari të Anëtarit të Programit.

2.10. Komisioni (kompensimi) administrativ paraqet vlerën për të cilën zbritet Përqindja e kthimit të parave. Mjetet nga komisioni administrativ përdoren për financimin e aktiviteteve lidhur me Programin.   


3. Kushtet për anëtarësim:

3.1. Anëtar i Programit mund të bëhet çdo person i rritur fizik i cili do t’i pranojë Rregullat dhe do t’i përmbush kushtet e parapara nga Botuesi i kartës së ko-branduar. Kushtet dhe dokumentacioni i nevojshëm për lëshim të kartës së ko-branduar janë të shpallur publikisht në faqen e internetit të Botuesit të kartës www.nlb.mk dhe Pronarit të Programit www.happycard.mk;


4. Fitimi i të drejtës për kthim të parave:

4.1. Duke u anëtarësuar në këtë Program dhe me lëshimin e kartës së ko-branduar, Anëtarët e programit fitojnë të drejtën të realizojnë kthim të parave gjatë çdo transaksioni, në kuadër të rrjetit tregtar të partnerëve, me kusht që transaksioni të jetë kryer me shfrytëzimin e kartës së ko-branduar në terminalin POS të Bankës.

4.2. Kthimin e parave të zbritur për komisionin administrativ, Anëtarët e Programit e marrin çdo muaj, në pajtim me periudhën e kontraktuar për kthim të parave me Botuesin e kartës, në llogarinë e lidhur me kartën e ko-branduar.

4.3. Transaksionet që cilësohen për kthim të parave janë të gjitha blerjet që janë bërë me përdorimin e kartës së ko-branduar në POS terminalin e Botuesit të kartës së ko-branduar, i instaluar në pikë-shitjen e Partnerëve të Programit, si dhe të transaksioneve pa para të gatshme në rrjetin shitës në të cilin Botuesi i kartës së ko-branduar siguron kthim të parave në pajtim me karakteristikat e prodhimit të kartës së ko-branduar të shpallura në faqen e internetit të Pronarit të Programit www.happycard.mk dhe Botuesit të kartës së ko-branduar www.nlb.mk.


5. Tërheqja e të drejtës për rimbursim: 

5.1. Për çdo transaksion të tërhequr, e cila ka qenë objekt rimbursimi, Anëtarit të Programit do t’i anulohet kthimi i parave/rimbursimi.


6. Heqja dorë nga anëtarësimi:

6.1. Anëtarësimi në Program mund të anulohet në çdo kohë me dorëzimin e kërkesës me shkrim deri tek Botuesi i kartës pagesore për anulim të kartës së ko-branduar në pajtueshmëri me rregullat për marrjen dhe përdorimin e kartës së Bankës.


7. Politikat e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale

 7.1. Anëtarët e Programit bien dakord që Pronari i Programit dhe Botuesi i kartës së ko-branduar t’i përpunojnë dhe t’i shkëmbejnë mes tyre të dhënat personale rreth anëtarëve të Programit, sipas madhësisë dhe formës që korrespondon me nevojat e funksionimit të Programit.

7.2. Të gjitha informacionet e fituara nga Anëtarët e Programit, përfshi dhe të dhënat e tyre personale, të cilat janë marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga Anëtarët ose përmes Botuesit të kartës së ko-branduar, do të trajtohen në pajtueshmëri me rregullat e brendshme të Pronarit të Programit dhe Botuesit të kartës së ko-branduar për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe rregulloreve përkatëse që janë në fuqi në Republikën e Maqedonisë.

7.3. Me pranimin e kushteve të Programit, anëtarët e Programit pajtohen që Pronari i Programit dhe Botuesi i kartës së ko-branduar t’i shfrytëzojnë të dhënat e tyre personale për marketing direkt (SMS dhe/ose е-mail) ose me qëllim kryerjen e kontrollit ose verifikimit të bazës së të dhënave ose byrove ose regjistrave kreditore në pajtueshmëri me ligjet e Republikës së Maqedonisë.

7.4. Me pranimin e këtyre Rregullave, Anëtari i Programit bie dakord që të dhënat e tyre personale të regjistrohen, ruhen dhe përpunohen në pajtueshmëri me rregulloret e Republikës së Maqedonisë dhe rregullat e brendshme të Pronarit të Programit dhe Botuesit të kartës së ko-branduar.