Rreth programit

Karta e ko-branduar haPPy është prodhim i kobranduar i mundësuar nga kompania Nep Lojaliti dhe NLB Banka.

Kjo kartë kreditore ka vlefshmëri ndërkombëtare karakteristika parësore e së cilës është kthimin e parave (Cashback) gjatë pothuajse çdo transaksioni në vend dhe jashtë. Vlera e kthimit të parave varet nga pikë-shitja ku është bërë transaksioni dhe dallon prej 1% deri 12% për transakscione të realizuara te tregtarët - partnerë të programit, ndërsa për të gjitha transaksionet tjera sigurohet kthim i parave deri në 0,6%.

Sipas të gjitha karakteristikave të veta, kjo kartë do ta rrit përvojën e konsumatorëve në një nivel më të ndryshëm dhe do të bëhet zgjedhja e parë për pagesë e konsumatorëve. E pranuar nga më tepër se 1.300 pikë-shitje në tërë vendin që përfshijnë mbi 30 sektorë të tregtisë, kjo kartë ofron dobi të mëdha për konsumatorët gjatë çdo përdorimi të saj. Programi i lojalitetit i bashkon në një vend brandet tregtare në Maqedoni, asortimeni i të cilëve, në masë të madhe, i kënaq nevojat e përditshme të konsumatorëve.

Konsumatorët tashmë nuk kanë nevojë më të mbajnë nga dhjetëra karta për zbritje në kuletën e tyre sepse kjo kartë e kobranduar është gjithçka për të cilën kanë nevojë . Me çdo përdorim të saj në vend, ose jashtë vendit ose gjatë pagesës në internet, shpërblehet lojaliteti i konsumatorit.